Kryetari Totaj dhe nënkryetari Kujtim Gashi vizitojnë vendin ku mbrëmë ndodhi një incident i rëndë me mjete piroteknike

01 janar 2025 | 18:21

Kryetari i komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj dhe nënkryetari i komunës e kandidati oër deputet, Kujtim Gashi kanë vizituar vendin e ngjarjes ku mbrëmë ndodhi një incident i rëndë me mjete piroteknike në rrugën ‘Ahmet Prishtina’, në Prizren.

Njoftimi i plotë:

Sot, së bashku me nënkryetarin Kujtim Gashi, vizituam vendin e ngjarjes ku mbrëmë ndodhi një incident i rëndë me mjete piroteknike në rrugën ‘Ahmet Prishtina’. Ngjarje të tilla janë një thirrje e fortë për të gjithë ne që të jemi më të kujdesshëm dhe më të përgjegjshëm në çdo moment.

Përveç lëndimit të një personi, ky incident ka shkaktuar edhe dëmtime në disa lokale afariste dhe banesa përreth, duke prekur sigurinë dhe pronën e qytetarëve tanë. I urojmë personit të lënduar shërim sa më të shpejtë dhe u shprehim solidaritetin tonë të gjithë atyre që kanë pësuar dëme materiale. Në kuadër të mundësive që i ka Komuna, do të përpiqemi t’ju dalim në ndihmë për të përballuar këtë situatë.

Falënderoj organet e rendit dhe zjarrfikësit për ndërhyrjen e shpejtë, ndërsa ne do të vazhdojmë të punojmë për të garantuar sigurinë dhe mirëqenien e qytetarëve tanë. Le ta fillojmë këtë vit të ri me më shumë kujdes dhe respekt për njëri-tjetrin.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
FBI-ja ka lëshuar një deklaratë ku thotë se personi që…