Kryetari i Vushtrrisë për një javë ka shpenzuar 69.10 Euro
19 janar 2018
| 19:15
Zyra e Kryetarit të Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, njofton qytetarët e Vushtrrisë për shpenzimet që ka bërë për javën e tretë të janarit.
Zyra e kryetarit të Komunës Xhafer Tahiri nga data 15 deri më 19 janar 2018: Në kategorinë mallra dhe shërbime ka shpenzuar gjithsejtë: 69.10 Euro.
Kryetari i Komunës, Xhafer Tahiri bënë të ditur se vazhdimisht do të bëjë publike të gjitha shpenzimet e Zyrës së kryetarit të Komunës, por edhe shpenzimet e Komunës në përgjithësi.