Kryetari i Drenasit reagon për ndërrimin e lokacionit të ndërtimit të stadiumit

20 nëntor 2019 | 00:03

Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci i është kundërpërgjigjur anëtarit të kryesisë së LDK-së Lumir Abdixhiku, i cili  deklaroi se LDK-ja dhe Vetëvendosja, kanë vendosur që stadiumi i kombëtares të ndërtohet në Bërnicë të Prishtinës dhe jo në Drenas.

Ai ka përsëritur qëndrimin e bërë dy muaj më parë, kur kandidatja për kryeministre në zgjedhjet e fundit nga radhët e LDK-së, Vjosa Osmani, kishte vënë në dilemë ndërtimin e stadiumit të kombëtares në Zonën

“Gjatë fushatës, e kam dhënë një mesazh rreth Stadiumit nacional, për mbesen tonë: Mos e vokë atë ujë. Njëjtë, i them edhe deputetit Abdixhiku: Mos e vokë atë ujë! Shpresoj se ky vend ka mendje të kthjellëta dhe mendojnë mirë kah po e çojnë vendin”, ka deklaruar Lladrovci.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kombëtarja angleze e futbollit ka falënderuar edhe një herë Kosovën…