Kryetarja Besartë Kryeziu-Ramaj falënderon gratë e NISMA-s, për angazhimin e tyre: Vazhdojmë fuqishëm bashkë me ju
Kryetarja e Gruas së NISMA Socialdemokrate, Besartë Kryeziu-Ramaj, në prag të fushatës parazgjedhore ka takuar gratë e Nisma-s. Ajo është shprehur e kënaqur me angazhimin e tyre si dhe me hapësirën politike brenda subjektit të tyre politik.
“Puna jonë është e pandalshme, sepse është për një qëllim më të madh, forcimin e pozitave të gruas në shoqëri, avancimin e mundësive për secilën prej nesh dhe sigurimin e një shteti të barabartë për të gjithë”, ka thënë ndë tjera kryetarja e grave të Nisma-s, Besartë Kryeziu-Ramaj.
Postimi i plotë i saj.
GRATË vendosin.
Të nderuara Gra, FALEMINDERIT, pafundësisht!
Vazhdojmë fuqishëm bashkë me ju, duke u angazhuar që çdo hap i yni të kontribuojë në një të ardhme më të ndritur për vendin tonë.
E nderuar, që jetojmë dhe bashkëpunojmë, në të njëjtën kohë me JU, për të mirën e përgjithshme të vendit tonë. Puna jonë është e pandalshme, sepse është për një qëllim më të madh, forcimin e pozitave të gruas në shoqëri, avancimin e mundësive për secilën prej nesh dhe sigurimin e një shteti të barabartë për të gjithë.
Me respekt,
Besartë Kryeziu-Ramaj;
Kryetare e Gruas së NISMA Socialdemokrate