
Kryetarja e bashkisë Roskovec, Majlinda Bufi, mirëpret artistët romë nga e gjithë Shqipëria
“Roma Romale 2025” edicioni i parë dhe tashmë një “patentë” e këtij qyteti.
Festivali “Roma Romale 2025” për herë parë në Roskovec e në Shqipëri në datë 12 prill.
Grupi nga Maqedonia e Veriut me drejtoreshë artistike Ermina Redjepova si i ftuar special, do jetë pjesë në këtë aktivitet.
Artistë nga Tirana, Durrësi, Lezha, Mati, Roskoveci, Lushnja, Delvina, Ersekë, Fieri do të jenë të pranishëm në këtë festival i cili ka për qëllim të ruajë traditën, jo vetëm në kërcimet tradicionale por edhe në muzikë dhe veshjet e tyre.
Tashmë axhenda e festivalit e miratuar nga kryetari e bashkisë Roskovec Majlinda Bufi, është gati dhe ky festival do të realizohet nën kujdesin dhe vëmendjen e veçantë të saj.
Moderimi në “Roma Romale 2025“ nga Sokol Guga e Silvana Brace.
Ejani , mos mungoni në këtë aktivitet kaq të veçantë dhe të bukur.