Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese vizitë në Izrael

15 tetor 2018 | 17:03

Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Arta Rama-Hajrizi, do të merr pjesë në seminarin e katërt ndërkombëtar për gjyqtarë që është duke u zhvilluar në Izrael.

Seminari ndërkombëtar me temën “Roli vendimtar i gjyqësorit në luftimin e trafikimit të qenieve njerëzore” do të mbahet në qytetin Haifa, prej 14 deri më 18 tetor të këtij viti.

Rama-Hajrizi do ta mbajë një prezantim me temën “Roli i Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës në mbrojtjen e viktimave nga trafiku i qenieve njerëzore”.

“Seminari i katërt ndërkombëtarë për gjyqtarë që organizohet nga Agjencia Izraelite për Zhvillim dhe Bashkëpunim Ndërkombëtar (MASHAV), në bashkëpunim me Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), Zyrën e Kombeve të Bashkuara për Drogë dhe Krime (UNODC), Ministrinë e Drejtësisë të Izraelit dhe Institutin e Izraelit për Studime të Avancuara Juridike, mbledh çdo vit gjyqtarë dhe kryetarë të gjykatave nga të gjitha vendet e botës, me qëllim për të shkëmbyer përvojat dhe praktikat më të mira për forcimin e sundimit dhe ligjit”, është thënë në komunikatën e Gjykatës Kushtetuese.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputetja nga Partia Social Demokrate, Besa Baftiu ka thënë se…