Kryetarja e Graçanicës merr pjesë në protestën për lirimin e Milenkoviqit (foto)
22 qershor 2023
| 12:51
Protestuesit serbë kanë filluar të mblidhet edhe sot (e enjte) për të kundërshtuar me protestë arrestimin e Dragisha Milenkoviq nga autoritetet e Kosovës.
E pranishme në këtë ngjarje është edhe kryetarja e Komunës së Graçanicës, Ljiljana Shubariq.
Përveç pjesëtarëve të Policisë së Kosovës shihen edhe ekipe të KFOR-it e EULEX-it.
Në mesin e protestuesve është edhe gruaja e Dragisha Milenkoviqit.