Kryetarja e Komitetit të Helsinkit në Serbi: Uroj që Kosova të futet në KiE
Kryetarja e Komitetit të Helsinkit në Serbi, Sonia Biserko u shpreh se Beogradi u përpoq ta shtynte votimin sa më shumë të ishte e mundur, duke përdorur lobimin e tij kundër anëtarësimit të Kosovës.
Në një lidhje të drejtpërdrejt për Euronews Albania, ajo uron që Kosova të bëhet anëtare e Këshillit të Europës.
Mes tjerash ajo theksoi se asociacioni i komunave serbe nuk mund të ngrihet pa pjesëmarrjen e serbëve të Kosovës, ndaj plani i Beogradit do të vonojë proceset në mënyrë që e gjithë çështja të paraqitet sikur serbët e Kosovës vuajnë nga regjimi i Kurtit.
“Bakojanis luajti një rol kyç për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin Evropian. Beogradi u përpoq ta shtynte votimin sa më shumë të ishte e mundur, duke përdorur lobimin e tij kundër anëtarësimit të Kosovës. Shpresoj që tani Kosova të bëhet anëtare e Këshillit të Europës, gjë që do ishte pozitive për Komunitetin serb në Kosovë pasi mund të adresojnë shqetësimet dhe problemet e tyre, përfshirë pretendimet që kanë ndaj qeverisë së Kosovës.
Beogradi ka hequr dorë nga pjesëmarrja në institucionet e Kosovës, duke udhëzuar serbët që të mos marrin pjesë në procese të ndryshme siç është ai i censusit. Asociacioni i komunave serbe nuk mund të ngrihet pa pjesëmarrjen e serbëve të Kosovës, ndaj plani i Beogradit do të vonojë proceset dhe të pretendojë të deklarojë se serbët e Kosovës të vuajnë nga regjimi i Kurtit. Shtrohet pyetja nëse ndërkombëtarët do ta tolerojnë më tej sjelljen e Beogradit dhe kjo mbetet për tu parë”-tha ai.