Kryetarja e KQZ-së me mesazh mbështetës në Ditën Ndërkombëtare të Personave me Aftësi të Kufizuar
03 dhjetor 2018
| 19:03
Në Ditën Ndërkombëtare të Personave me Aftësi të Kufizuar, kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka i është bashkuar fushatës anembanë botës të organizuar nga Fondacioni Ndërkombëtar për Sisteme Zgjedhore (IFES).
Përfaqësues të institucioneve të ndryshme nga vende të ndryshme të botës kanë dhënë mesazhet e tyre në mbështetje të udhëheqësve me aftësi të kufizuar.
“Garantimi i të drejtave të barabarta fuqizon personat me aftësi të kufizuara si udhëheqës politik”, është mesazhi që përcjell kryetarja e KQZ-së, Daka.
/Epoka e re/