Kryetarja e KQZ-së njofton komandantin e KFOR-it për organizimin e zgjedhjeve të reja
06 janar 2021
| 16:11
Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valdete Daka, ka pritur në takim njoftues komandantin e KFOR-it, gjeneralmajor Franco Federici.
Fillimisht, Daka ka uruar Federicin për angazhimin e tij në Kosovë dhe e ka informuar atë për punën e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) në organizimin e proceseve zgjedhore në Republikën e Kosovës.
Ndërsa komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Franco Federici, ka shprehur mbështetje për punën e KQZ-së, derisa i ka dhuruar kryetares së KQZ-së një dhuratë simbolike.