Kryetarja e Kuvendit të Sllovenisë sot do të takohet me Gërvallën
02 korrik 2024
| 07:54
Kryeparlamentarja e Sllovenisë, Urska Klakocar Zupančič, po qëndron edhe sot në Kosovë.
Ajo në orën 10:00 do të pritet në takim nga ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla.
“Ministrja e Punëve të Jashtme dhe e Diasporës, Donika Gërvalla Schwarz, pret në takim kryeparlamentaren e Republikës së Sllovenisë, Urška Klakočar Zupančič. (Objekti i MPJD-së)”.
Zupančič dje është takuar me kryetarin e kuvendit, Glauk Konjufca, dhe presidenten Osmani.