Kryetarja e LSI-së tregon se çfarë bisedoi me zyrtarin e lartë amerikan

09 prill 2019 | 17:51

Ka përfunduar takimi ndërmjet kryetares së Lëvizjes Socialiste për Integrim (LSI), Monika Kryemadhi dhe zëvendësndihmëssekretarit Amerikan të Shtetit, Matthew Palmer.

Takimi është mbajtur në selinë e LSI-së dhe ka zgjatur rreth 70 minuta.

“Diskutuam për situatën dhe sigurisht që unë nuk jam e autorizuar që të flas për takimin. Z. Palmer shprehu opsionet e veta nga këndvështrimet e tij. Ne shprehëm opsionet tona nga këndvështrimet tona. Sigurisht që përputhen për sa i përket raportit të Departamentit Amerikan të Shtetit për luftën kundër korrupsionit, për kapjen e shtetit, për të gjithë problemet e tjera, por është shumë e rëndësishme vazhdimi i mëtejshëm për zgjidhjen përfundimtare dhe për t’i dhënë fund tranzicionit shqiptar. Shqipëria e ka vendin në BE”, ka thënë Kryemadhi për mediet pas takimit.

Kur është pyetur nëse Palmeri ka dhënë zgjidhje për situatën politike në Shqipëri, Kryemadhi është përgjigjur: “Z. Palmer nuk kishte ardhur për t’i dhënë zgjidhje konfliktit. Mos harroni që hallet tona do t’i zgjidhim ne shqiptarët vetëm me njëri-tjetrin”.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Arsim Bajrami, një nga hartuesit e Kushtetutës së Kosovës, ka…