Kryetarja e OIK-ut mirëpret homologët nga Shqipëria
18 dhjetor 2024
| 14:35
Kryetarja e Odës së Infermierëve, Mamive dhe Profesionistëve të Kosovës (OIK) tjerë shëndetësorë, Nexhmije Gori ka pritur në një takim, Blerina Duka, presidente e Urdhërit të Infermierëve të Shqipërisë së bashku me zëvendëspresidentin Sabri Skënderi.
Takimi është zhvilluar në vazhdën e bashkëpunimit në mes të OIK-ut dhe Urdhrit të Infermierit të Shqipërisë, e që konsiston edhe në organizimet që po bën OIK me rastin e dhjetë vjetorit të themelimit.
Në takim, Gori dhe Duka kanë folur për bashkëpunimin e ngushtë mes organizatave simotra, duke potencuar ndihmën reciproke që ato i japin njëra tjetrës, kryesisht në fuqizimin e anëtarësisë në nivelet kombëtare, rajonale dhe ndërkombëtare.