Kryetarja e PE-së kërkon heqjen e vizave për Kosovën
Presidentja e Parlamentit Evropian (PE), Roberta Metsola, ka kërkuar sërish nga Këshilli i Bashkimit Evropian (BE) që pa vonesa t’i liberalizojë vizat për Kosovën.
Metsola ka biseduar me presidenten Vjosa Osmani dhe ka mirëpritur rreshtimin e Kosovës krah BE-së në vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë dhe Bjellorusisë.
“Me presidenten Vjosa Osmani, mirëprita rreshtimin e Kosovës për sanksionet kundër Rusisë dhe Bjellorusisë. Angazhimin e vërtetë dhe të vazhdueshëm në dialogun Prishtinë-Beograd që është thelbësor për paqen dhe stabilitetin në rajon. Parlamenti Evropian pret nga Këshilli që t’i liberalizojë vizat pa vonesa”, ka shkruar Metsola në llogarinë e vet në “Twitter”.
With President @VjosaOsmaniPRKS, I welcomed Kosovo alignment with sanctions against Russia & Belarus.
Genuine & continued engagement in Pristina-Belgrade Dialogue essential for peace & stability in region.@Europarl_EN expects Council to grant visa liberalisation without delay.
— Roberta Metsola (@EP_President) April 5, 2022