Kryetarja e Preshevës viziton Prishtinën, takon ministrin Krasniqi
Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, së bashku me deputetin e Kuvendit e Kosovës Enis Kervan ka pritur në takim kryetaren e Komunës së Preshevës, Ardita Sinani.
Sipas njoftimit për media nga kjo ministri, gjatë këtij takimi ministri Krasniqi e ka njoftuar Sinanin për projektet dhe prioritetet e MAPL-së, duke vlerësuar angazhimin e Komunës së Preshevës në lidhjen e marrëveshjeve për binjakëzim me disa nga Komunat e Republikës së Kosovës me qëllim të zhvillimit të nivelit lokal.
“Gjithashtu, kryetarja e Komunës së Preshevës znj. Sinani, duke falënderuar ministrin z. Krasniqi për pritjen e ka njoftuar për angazhimin dhe aktivitetet e saj në Komunën e Preshevës me qëllim të përmirësimit të kushteve të jetesës së qytetarëve dhe zhvillimit komunal në Preshevë”, ka njoftuar MAPL-ja.