Kryetarja e quajti mbipeshë, Trumpi asaj: Ajo ka shumë probleme mendore

20 maj 2020 | 10:25

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka thënë se kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve është një grua e sëmurë, me shumë probleme mendore, pasi ajo më parë tha se kreu i Shtëpisë së Bardhë ka mbipeshë në nivelin e sëmundjes.

“Pelosi është një grua e sëmurë. Ajo ka shumë probleme, shumë probleme mendore”, ka thënë presidenti amerikan në një vizitë në “Capitol Hill”, ku ka drekuar me anëtarët e Senatit nga radhët e Partisë Republikane.

Komentet e tij erdhën pasi Pelosi më parë kishte thënë se presidenti me mbipeshë të nivelit të sëmundjes është duke e rrezikuar shëndetin e tij përmes përdorimit të hidroksiklorokinës, ka shkruar “Daily Mail”, transmeton Express.

 

Megjithatë, Trumpi e ka mbrojtur përdorimin e kësaj substance, ndonëse qeveria ka paralajmëruar për efektet anësore të saj, duke thënë se hulumtimi që i ka dhënë ato rezultate është bërë nga armiqtë e tij. Për më tepër, kreu i Shtëpisë së Bardhë pretendoi se shumë prej atyre që po e luftojnë virusin në vijën e parë të frontit janë duke përdorur hidroksiklorokinë. “Mendoj se ajo të ofron nivel shtesë të sigurisë, por mund të pyesni shumë mjekë të cilët e përkrahin atë”, ka shtuar Trump.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Spanja ka vendosur që të lejojë udhëtimet ajrore dhe detare…