Kryetarja e Speciales: Prokuroria mund ta përfundojë rastin e krerëve të UÇK-së në fillim të prillit 2025

12 nëntor 2024 | 16:13

Kryetarja e Gjykatës Speciale, Ekatarina Trendafilova, duke folur në lidhje me rastin e liderëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi, ka thënë se kjo çështje mund të përfundoj në prill të vitit 2025.

“Është një rast voluminoz. Kemi dhjetë akuza për secilin të akuzuar për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit. 153 viktima të përkatësive të ndryshme etnike, shqiptarë, serbë, romë, egjiptianë. Prandaj kemi etni të ndryshme të njerëzve. Dua të sqaroj të gjithëve që janë të interesuar, nuk duhet të mendoni se gjyqtarët po u japin të gjithëve statusin pjesëmarrës, u japin statusin e viktimave të supozuara, dhe kemi kritere të ashpra që duhet të përmbushen në mënyrë që dikush të jetë në gjendje të marrë pjesë në procedura si dëshmitar”, ka thënë ajo.

Trendafilova bërë me dije se prokuroria ka edhe 43 dëshmitarë për t’i dëgjuar në rastin e liderëve të UÇK-së.

“I kam detyrat e mia jo vetëm të presidentes, por edhe gjyqtares, ajo që më është komunikuar nga Prokuroria është se janë 43 dëshmitarë dhe data e fundit është më 8 prill për t’i dëgjuar. Javën e kaluar Prokuroria vendosi për t’i larguar 14 dëshmitarë. Kjo është politikë e fortë që është kryer në një sërë konferencash me palët. Numri fillestar i dëshmitarëve ishte 152, e pastaj Prokuroria tha se mund të shtojë të tjerë me numër të përgjithshëm 350. Kjo është një prej të dhënave që është marrë për efikasitetin në këtë rast. Shumë hapa janë ndërmarrë, mendimi i gjyqtarëve është se ndoshta prokurori mund të përfundojë rastin në fillim të prillit, ndoshta edhe më herët”, ka thënë Trendafilova.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Episodi i prekjes me dorë të topit nga Cucurella në…