Kryevepra e dytë infrastrukturore në Ferizaj po jetësohet nga kryetari Aliu
Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu ka përuruar fillimin e punimeve të kryeveprës së dytë infrastrukturore në Ferizaj – Bashkimi i Qytetit.
Këtë projekt madhor, Aliu ka thënë se ua dedikon të gjithë qytetarëve të Ferizajt, të cilët kanë besuar tek ndryshimi, zhvillimi dhe modeli që Ferizaj paraqet për gjithë vendin.
“Në Ferizajn e transformimit rrënjësor urban, tashmë ka nisur së zbatuari, projekti tjetër madhor – Nënkalimi për vetura dhe këmbësorë afër Stacionit të Policisë në Ferizaj, një vepër madhore infrastrukturore, që i jep zgjidhje përfundimtare nevojave të qarkullimit në zemrën e qytetit dhe mundëson ritme më të larta zhvillimi të të gjithë qendrës së qytetit tonë. Një vepër që i kushtohet ferizajasve që duan dhe besuan tek ndryshimi, tek zhvillimi e modeli që Ferizaj paraqet për gjithë vendin, vepër që ndër breza i kushtohet të rinjve, të moshuarve, ferizajasve të çdo moshe e profesioni, personave me nevoja të veçanta, shërbimeve emergjente, bizneseve e të tjera, për t’i dhënë sigurinë, lehtësinë e qarkullimit e zhvillimin gjithë zonës”, ka thënë Aliu.