Kryeziu, afër largimit nga Luzerni  

29 maj 2018 | 14:03

Mesfushori i Përfaqësueses së Kosovës, Hekuran Kryeziu, nuk ka pranuar ta rinovojë kontratën me Luzernin.

Futbollisti 25-vjeçar është pjesë e Luzernit që nga viti 2004. Debutimin në ekipin e parë e bëri në sezonin 2010. Ai është larguar nga Luzerni vetëm për një periudhë të shkurtër, në Vaduz, por u kthye shpejt për t’u bërë lojtar kyç në ekip.

Kryeziu obligohej të nënshkruante kontratë të re me Luzernin nëse do të kishte arritur një numër të caktuar të ndeshjeve. Por, ky numër nuk u arrit dhe Kryeziu është i lirë të vendosë për të ardhmen e tij.

“Klubi nuk ka qenë në gjendje të bjerë dakord për një kontratë të re pavarësisht se pati bisedime të gjata dhe intensive. Luzerni dëshiron ta falënderojë Hekuran Kryeziun për përkushtimin dhe i dëshiron gjitha të mirat në të ardhmen”, thuhet në njoftimin e klubit zviceran. Për Kryeziun interesim ka shprehur Zuerichu, St. Galleni, Lazio dhe Atalanta.

 

 

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Punëve të Jashtme (MPJ) ka sqaron opinionin publik…