Kryeziu: Do me ardhur koha me dalë në protestë për kthimin e deputetëve të pushtetit në Kuvend
16 tetor 2024
| 16:14
Drejtori i Institutit Demokratike të Kosovës (KDI), Ismet Kryeziu, ka ironizuar me mungesën e deputetëve të mazhorancës në seancat parlamentare.
Ai ka përmendur mundësinë e thirrjes së një proteste për kthimin e deputetëve të LV-së në Kuvend.
“Do me ardhur koha me dalë në protestë për të kërkuar kthimin e deputetëve të pushtetit në Kuvend”, ka shkruar Kryeziu në “Facebook”.