Kryeziu e quajti VV-në “lëvizje kriminale”, Drenori dhe Halilaj largohen nga studio në shenjë proteste

04 mars 2025 | 23:31

Kërkush s’ia ka pa hajrin më shumë këtij sistemi të drejtësisë sesa Lëvizja kriminale Vetëvendosje”, tha Nijazi Kryeziu.

Me këtë deklarim, Kryeziu ka shkaktuar një tension të madh në “Politiko” teksa po diskutohej për ftesën e Prokurorisë Speciale ndaj kryeministrit aktual, Albin Kurti.

Deklarata e tij shkaktoi reagime të forta në studio, duke bërë që avokati Gazmend Halilaj dhe komentatori politik Xhavit Drenori të largoheshin nga emisioni “Politiko” në shenjë proteste.

Drenori reagoi duke thënë: “Lëvizje kriminale… Nuk është pjesë e debatit tem. Një njeri që flet për telefonatat në Pronto nuk mund të marrë pjesë në debatin tim.”

Ndërkohë, Halilaj theksoi: “Nëse një lëvizje quhet kriminale, atëherë unë do të largohem nga studio.”

https://youtu.be/Y-k1X2loneI

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Udhëheqësja franceze e ekstremit të djathtë, Marine Le Pen, ka…