Kryeziu ironizon me partitë opozitare: Ende pa u shpërnda Kuvendi i paskan filluar kritikat në mes vete
14 maj 2024
| 17:21
Drejtori ekzekutiv i Institutit Demokratik të Kosovës (KDI), Ismet Kryeziu, ka reaguar ndaj polemikave të partive opozitare pas takimit të Memli Krasniqit me kryeministrin Albin Kurti.
Ai ka ironizuar me veprimet e tyre.
Kryeziu ka thënë se ende pa u shpërndarë Kuvendi partitë opozitare kanë filluar kritikat në mes vete.
“Ende pa dhënë dorëheqje kryeministri e as pa u shpërnda Kuvendi, partitë opozitare e paskan filluar fushatën elektorale mes vete”, ka shkruar Kryeziu në “Facebook”.