Kryeziu: Kemi ardhur për maksimumin e pikëve

16 nëntor 2018 | 21:40

Mesfushori Hekuran Kryeziu ka thënë se të gjithë në ekip janë optimistë për sukses dhe do të mundohen që ta dëshmojnë edhe në fushën e lojës se janë më të mirë se maltezët.

“Ne e dimë rëndësinë e këtij takimi dhe jemi përqendruar maksimalisht. Vetëm pas këtij 90-minutëshi, do të mendojmë për ndeshjen me Azerbajxhanin. Bashkë me trajnerin, e kemi studiuar me kujdes Maltën dhe e dimë që do të jetë e vështirë, por kemi ardhur këtu për të dhënë më të mirën, me shpresën për të marrë maksimumin”, u shpreh Kryeziu.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri Ramush Haradinaj ka shprehur trishtimin e tij për vdekjen…