Kryeziu kërkon nga pushteti në Rahovec që t’u dalë në ndihmë prindërve për tekstet shkollore

30 gusht 2023 | 21:08

Asamblistja e LDK-së në Komunën e Rahovecit, Edona Kryeziu, në seancën e së mërkurës ka ngritur si shqetësim vendimin e fundit të MASHTI-t lidhur me tekstet shkollore.

Ajo në fjalën e saj ka theksuar se sot prindërit janë në hall se si do t’i sigurojnë tekstet shkollore për fëmijët e tyre kur viti shkollor do të fillojë më 1 shtator.

“Këtë viti furnizimi me tekste shkollore nuk do të jetë si vitet paraprake. Këtë herë obligohen që blerjen e teksteve shkollore ta bëjnë vet prindërit. Meqenëse çdo herë në seanca është theksuar se komuna është në shërbim të qytetarëve, atëherë mendoj se kurrë më shumë se tash qytetarët e Rahovecit nuk kanë pasur nevojë për ndihmë”, është shprehur Kryeziu.

Ajo ka parashtruar edhe disa pyetje për Drejtorinë e Arsimit, se çfarë ka bërë në lidhje me këtë situatë.

“A ka komuna fonde shtesë që t’u ndihmojë nxënësve lidhur me furnizimin me tekste shkollore? A ka formuar komuna ndonjë task forcë apo ndonjë grup emergjent që të merret me problemet që do të kenë prindërit dhe nxënësit lidhur me platformën e-Kosova, duke e ditur se ka prindër që këtë platformë nuk dinë ta praktikojnë dhe fëmijët do të mbesin pa tekste shkollore?”.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Goran Vasileviq, babai i Daniel Vasileviq, është një serb i…