Kryeziu: Kjo është marrëveshja më e keqe që na është ofruar

09 mars 2023 | 22:45

Opinionistja Laura Kryeziu, në emisionin “Rubikon” me Adriatik Kelmendin në Klan Kosova, ka folur në lidhje me marrëveshjen me Serbinë.

Ajo është shprehur se kjo është marrëveshja më e dëmshme dhe sipas saj edhe më e keqe që është ofruar, përcjell Klankosova.tv.

“Po pajtohemi të gjithë që është marrëveshja më e dëmshme dhe më e keqe që është ofruar në kohën kur komiteti ndërkombëtar është shumë më i interesuar që të krijojë një afërsi me Serbinë në këtë rast që e cila përmbush direkt objektivën e tyre parandalimin e eskalimit të krizave në Evropë”, ka theksuar ajo.

“Do të thotë Serbia konsiderohet si problematikja, konsiderohet si pala e cila duhet të akomodohet dhe Kosova në rrugëtimin e saj, duke pasur parasysh që e kemi një klasë politike e cila ka ardhur pikërisht me nacionalizëm dhe pikërisht me kundërshtimin e marrëveshjeve të kaluara, ose marrëveshjen e 2013-tës, është ajo që do ta nënshkruaj. Kjo ka pasoja politike së paku për ne, për moralin politik të këtij vendi dhe se si garojnë partitë politike”, është shprehur Kryeziu.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka komentuar vendimin e fundit…