Kryeziu komenton të dhënat e UNDP: Këto përqindje e bëjnë të vështirë parashikimin e fituesit zgjedhor

25 korrik 2024 | 16:07

Drejtori ekzekutiv i Institutit Demokratik të Kosovës, Ismet Kryeziu ka treguar disa të dhëna pas matjes së pulsit publik në lidhje me zgjedhjet e ardhshme.

Kryeziu ka bërë të ditur se në bazë të të dhënave, këto përqindje mund të ndikojnë në rezultatet përfundimtare dhe e bëjnë të vështirë parashikimin e fituesit zgjedhor.

” Sipas pulsit publik të realizuar nga UNDP, të anketuarit janë pyetur për gjasat për të votuar nëse zgjedhjet qendrore do të mbaheshin së shpejti. Të dhënat kanë treguar se 9.7% e të anketuarve aktualisht nuk kanë asnjë preferencë politike, 9.2% kanë thënë se nuk do të votonin fare, ndërsa 4.7% kanë refuzuar të përgjigjen në këtë pyetje”, ka shkruar ai ndër të tjera.

Postimi i plotë:

Sipas pulsit publik të realizuar nga UNDP, të anketuarit janë pyetur për gjasat për të votuar nëse zgjedhjet qendrore do të mbaheshin së shpejti. Të dhënat kanë treguar se 9.7% e të anketuarve aktualisht nuk kanë asnjë preferencë politike, 9.2% kanë thënë se nuk do të votonin fare, ndërsa 4.7% kanë refuzuar të përgjigjen në këtë pyetje.
Përqindja e lartë e paqartësisë është 9.7%, dhe kur kësaj i shtohen 4.7% e atyre që kanë refuzuar të përgjigjen, krijohet një hapësirë e konsiderueshme e paqartësisë të përcaktimit të votuesve se për kë do të votojnë. Këto përqindje mund të ndikojnë në rezultatet përfundimtare dhe e bëjnë të vështirë parashikimin e fituesit zgjedhor.
Aktivitetet e fushatave politike që kanë filluar të ndodhin, kanë për qëllim të ndikojnë këtë kategori votuesish, me shpresën që sa më afër që po i ofrohemi zgjedhjeve të kemi sa më të përafërt rezultatin zgjedhor.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Anësori shqiptari Adnan Januzaj do të luajë për UD Las…