Kryeziu kompleton kalimin Winterthurin

03 gusht 2022 | 12:08

Hekuran Kryeziu e ka kompletuar kalimin te Winterthur. Lajmin e ka konfirmuar klubi zviceran nëpërmjet një komunikate për medie.

“Përforcimi i mesfushës defensive: FCW nënshkruan me Hekuran Kryeziun. Lojtari 29-vjeçar ishte i lidhur për herë të fundit me FC Zurich dhe ka nënshkruar kontratë deri në vitin 2024 pas një viti të përkohshëm në Winterthur”, thuhet në njoftimin e Winterthurit.

“Si mesfushor i fortë teknikisht, Hekuran Kryeziu sjell shumë përvojë nga Superliga dhe garat ndërkombëtare. Me FC Luzern (2011-2018), Vaduz (2014/15) dhe FC Zurich (2018-21), ai luajti 224 ndeshje në Superligë, 19 në Kupën e Zvicrës dhe dhjetë në Ligën e Evropës. Ai luan edhe për Kombëtaren A të Kosovës, 27 herë – dhjetë herë në kuadër të kualifikimeve për Botëror”.

Hekuran Kryeziu ka dalë nga akademia e FC Luzern. Ai luajti 31 ndeshje me grupmoshat e Zvicrës. Gjatë periudhës së tij pa kontratë sezonin e kaluar, ai u mbajt në formë në klube të ndryshme. “Ne e mirëpresim ngrohtësisht Hekuranin në Winterthur dhe i urojmë të gjitha të mirat, shumë shëndet, gëzim dhe sukses me FCW”, përfundon njoftimi i skuadrës zvicerane.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka bërë me dije se…