Kryeziu: Kosova mund t’ia dalë edhe ndaj Bullgarisë
24 mars 2019
| 18:04
Mesfushori Hekuran Kryeziu ka munguar në ndeshjen miqësore ndaj Danimarkës, ku Kosova luajtur baras 2-2.
Kryeziu pritet të jetë i gatshëm për ndeshjen e parë kualifikuese për “Euro 2020” ndaj Bullgarisë, e cila zhvillohet nesër nga ora 20:45.
“Kam stërvitur dhe besoj se do të jem gati për ndeshje. I kemi bërë disa analiza dhe jemi optimist pas lojës tonë kundër Danimarkës dhe me ndihmën e shikuesve mund t’ia dalim. Do të na presë një ndeshje më fizike pasi Bullgaria ka një ekip me lojtarë fizikë dhe do të na bëjnë ndeshjen e vështirë”, ka thënë Kryeziu.
/Epoka e re/