Kryeziu: Kosova po tregon mungesë të kapaciteteve për absorbim të fondeve të BE-së
Kryetari i Bordit Ekzekutiv të Institutit EPIK, Taulant Kryeziu, ka kritikuar institucionet e Kosovës për humbjen e dhjetëra milionë eurove të fondeve të BE-së.
Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se mesazhi i kësaj që po ndodh është se institucionet e Kosovës janë duke treguar nivel të paprecedentë të mungesës së kapaciteteve për absorbimin e fondeve të BE-së në Ballkan.
Postimi i plot i Kryeziut:
Vitin a kaluar humbën 43 milionë fonde të BE-së. Së fundi edhe 12 milionë të tjera. Ndërsa, 25 milionë të tjera janë të rrezikuara për shkak politizimit të skajshëm të bordeve të ndërmarrjeve publike, institucioneve të pavarura dhe shërbimit civil dhe diplomatik. Pra kanë humbur, ose janë të rrezikuara nga humbja, 80 milionë EURO. Për të vizualizuar ndikimin e kësaj – me këto mjete kemi mundur të dërgojmë në studime jashtë vendi së paku 2,200 vajza dhe djem të rinj,ose 80 ndërmarrjeve me iu ofru ka 1 milion EURO me rrit kapacitetin prodhues, me synimin e gjenerimit të vendeve të reja të punës.
Mesazhi i kësaj që po ndodh është i thjesht dhe i qartë – institucionet e Kosovës janë duke treguar nivelin e pa precedentë të mungesës së kapaciteteve për absorbimin e fondeve të BE-së në Ballkan. Me fjalë të tjera, leje që s’jemi tu i bo reformat, por as parat fal që po na ofrohen s’po dimë me shpenzu.
/Epoka e re/