Kryeziu kritikon Drejtorinë e Arsimit në Rahovec për “konkurset politike”

28 prill 2023 | 20:41

Sot Kuvendi Komunal i Rahovecit ka mbajtur seancën e radhës.

Në këtë seancë, asamblistja e LDK-së, Edona Kryeziu, ka ngritur si shqetësim konkurset e fundit të shpallura nga Drejtoria e Arsimit.

Sipas saj, në këto konkurse pranohet ata që janë në një vijë politike me pushtetin komunal.

Kryeziu ka thënë se edhe paneli intervistues është i së njëjtës parti, pra asaj në pushtet – AAK-së.

“Direktivat i marrin nga ju kryetar”, ka thënë asamblistja Kryeziu.

“Kur i shikojmë ata emra na dalin se janë të njëjtës parti në pushtet. Kërkojmë nga drejtori i Arsimit dhe nga ju kryetar që kjo strategji mos të përsëritet në konkurset e radhës”, është shprehur Kryeziu, e cila ka parashtruar edhe disa pyetje për drejtorin e Arsimit.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një aeroplan luftarak rus MiG-31 u rrëzua në një pjesë…