Kryeziu kritikon konsullatën në Shtutgart: Skandal, Pavarësia e Kosovës është festë kombëtare, jo fetare

18 shkurt 2025 | 19:08

Ismet Kryeziu nga Dnv ka reaguar pasi konsullata e Kosovës në Shtutgart bashkë me Qendrën Islame Shqiptare kanë organizuar 17-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës në Gjermani.

Kryeziu i kritikoi të dy institucionet, duke theksuar se Pavarësia e Kosovës është ngjarje kombëtare, jo fetare.

“Si e tillë duhet të shënohet nga përfaqësitë diplomatike në mënyrë institucionale, pa involvuar organizata fetare. Ky është një precedent i rrezikshëm dhe një dështim i institucioneve tona diplomatike jashtë vendit”, ka shkruar mes therash Kryeziu.

Postimi i plotë:

Pavarësia e Kosovës është festë kombëtare, jo fetare.

Konsullata e Kosovës në Shtutgart, në bashkëpunim me Qendrën Islame Shqiptare, paska organizuar 17-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës në Gjermani. Ky është një skandal i llojit të vet, ku një institucion shtetëror bashkëpunon me një institucion fetar për të organizuar dhe shënuar një ngjarje shtetërore.

Pavarësia e Kosovës është ngjarje kombëtare, jo fetare, dhe si e tillë duhet të shënohet nga përfaqësitë diplomatike në mënyrë institucionale, pa involvuar organizata fetare. Ky është një precedent i rrezikshëm dhe një dështim i institucioneve tona diplomatike jashtë vendit.

Ka po shkon ky vend me ambasadorë e konsuj që nuk e dinë as vetë se çfarë përfaqësojnë dhe cili është misioni i tyre?

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë pritet…