Kryeziu kritikon opozitën në raport me qasjen ndaj Qeverisë Kurti
Drejtori ekzekutiv i Institutit Demokratik të Kosovës (KDI), Ismet Kryeziu, ka kritikuar opozitën për qasjen e saj karshi qeverisë së drejtuar nga Albin Kurti i Vetëvendosjes.
Ai në llogarinë e vet në “Facebook” ka thënë se opozita nuk është duke arritur një temë të vetme në raport me Qeverinë Kurti.
“Albin Kurti, është goxha konstruksionist i veprimeve dhe nxitjes se debateve për të nxjerrë rezultate të parashikuara, në favor të tij. Këtë po e bën më së miri dhe sot me deklaratat e tija koti të pa asnjë efekt, gjoja mbështetjen e kandidatëve në garën zgjedhore në Shqipëri. Derisa opozita ende as dy muaj pas humbjeve në zgjedhje, s’po arrin me konsoliduar vetën dhe me e nxjerrë një temë, për të cilën do nxisnin masën kritike qytetare, apo për ta ndikuar së paku përfshirjen e kryeministrit Kurti në diskutim. Zhvendosje e fokusit nga problemet praktike dhe opozitarizëm reaktiv, nëse mund t’i quajmë opozitarizëm reagimet për statuset ditorë të kryeministrit”, ka shkruar Kryeziu.