Kryeziu: Kualifikimi në Evropian, i arritshëm
24 janar 2019
| 13:42
Ylli i Përfaqësueses së Kosovës në futboll, Hekuran Kryeziu, në një intervistë të gjatë për gazetën e madhe zvicerane “Blick”, ka folur edhe për shtetin që e përfaqëson.
Mesfushori 25-vjeçar ka theksuar se ndihet shumë i lumtur në skuadrën “Dardane” me të cilën ndihet edhe i suksesshëm për shkak se Kosova para vetes i ka dy mundësi për kualifikim në “Euro 2020”: përmes kualifikimeve dhe përmes “play-off”-it të Ligës së Kombeve, ku Kosova ka arritur njërin prej katër grupeve të Ligës D.
“Kualifikimi në Evropian? Synim shumë i vështirë, por jo i paarritshëm”, ka deklaruar Kryeziu. I pyetur për përzgjedhësin e Kosovës, zviceranin Bernard Challandes, Kryeziu është përgjigjur: “Është një trajner shumë i mirë prej të cilit mund të mësojmë shumë”.