Kryeziu: Kuvendi gjithherë është udhëhequr nga subjekti politik i dalë i pari në zgjedhje
Drejtori ekzekutiv i KDI-së, Ismet Kryeziu, ka komentuar situatën e fundit politike në vend sa i përket formimit të institucioneve të reja të dala nga zgjedhjet e 6 tetorit.
Ai përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka shkruar se në secilën legjislature për 20 vite të jetës parlamentare, Kuvendi është udhëhequr nga subjekti politik i dalë i pari në zgjedhje.
Postimi i plotë i tij:
Në secilën legjislature për 20 vite të jetës parlamentare, Kuvendi është udhëhequr nga subjekti politik i dalë i pari në zgjedhje. Asnjëra marrëveshje politike asnjëherë nuk i ka ndryshuar praktikat se kujt i takon përgjegjësia të udhëheqë me institucionin e Kuvendit.
Nga kush është udhëhequr parlamenti për 20 vitet e jetës parlamentare.
– Legjislatura parë 2001-2004
Nexhat Daci (LDK)
– Legjislatura dytë 2004-2007
Nexhat Daci (LDK) 2004-2006, Kole Berisha (LDK)2006-2007
– Legjislatura tretë 2007-2010
Jakup Krasniqi (PDK)
– Legjislatura katërt 2010-2014
Jakup Krasniq (PDK)
– Legjislatura pestë 2014-2017
Kadri Veseli (PDK)
-Legjislatura gjashtë 2017-2019
Kadri Veseli (PDK)