Kryeziu: Ky është momenti më i rëndësishëm në karrierën time

05 tetor 2023 | 21:39

Kampioni i Kosovës, Ballkani në stadiumin “Fadil Vokrri” triumfoi pastër 2:0 ndaj favoritit të grupit, Dinamo Zagrebit.

Pas ndeshjes, golashënuesi i parë, Almir Kryeziu u shpreh se ky është momenti më i rëndësishëm në karrierën e tij.

“E kemi analizuar shumë mirë ndeshjen dhe të gjithë e kemi dhënë 100%. Besoj që e kemi merituar fitoren sonte. Ky ishte momenti më i rëndësishëm në karrierën time. Normalisht që rriten ambiciet tona për me kalu grupin, edhe pse do të jetë shumë vështirë”, u shpreh Kryeziu.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deri në fund të muajit nëntor, një mjet lëvizës do…