Kryeziu, largimi i radhës nga Drita
Largimet e futbollistëve nga skuadra e Dritës nuk kanë të ndalur. Sot gjatë ditës është zyrtarizuar nga klubi gjilanas largimi i sulmuesit Marko Simonovski, kurse pak minuta më parë largimin nga ky klub e ka bërë të ditur edhe Almir Kryeziu.
Lajmin e ka konfirmuar vet futbollisti Kryeziu me anë të një postimi në “Facebook”.
“Ju njoftoj që sot pas dy vitesh te kaluara me FC Drita, i kam dhënë fund bashkëpunimit me këtë klub. Dua ta falënderoj klubin për bashkëpunimin, gjithashtu trajnerët dhe stafin e tyre, stafin mjekësor, ekonomët dhe gjithë atyre që kanë dhënë kontribut për klubin. Falënderim të veçantë për tifozët ‘Intelektualet’ që i kanë qëndruar pranë klubit në çdo kohë. Klubit i uroj suksese në arritjen e synimeve të veta”, ka shkruar Kryeziu.