Kryeziu: LDK-ja ta pranojë propozimin e Kurtit për heqje të pjesshme të taksës
Drejtori ekzekutiv i Institutit Demokratik të Kosovës (KDI), Ismet Kryeziu, ka thënë se LDK-ja duhet të pranojë propozimin e Kurtit për heqje të pjesshme të taksës
Kryeziu ka thënë se meqenëse LDK-ja si pjesë e koalicionit qeverisës nuk ka mundur të ndikojë në qëndrimet e kryeministrit atëherë le ta pranojë këtë propozim.
“LDK-ja si pjesë e koalicionit qeverisës, mbase s’ka mundur ta ndikojë qëndrimin e kryeministrit për heqjen e taksës, si ka propozuar kjo parti. Atëherë, do të duhej që të pranojë propozimin e kryeministrit Kurti, edhe të mundësojë që sot ose nesër, qeveria të marrë vendimin e propozuapër 15 mars”
“15 marsi e 1 prilli, janë dy javë edhe as në kohë e as në përmbajtje s’përbëjnë kurrfarë ndryshimi, nga propozimet për heqje të tërësishme të taksës”, ka shkruar Kryeziu në llogarinë e vet në “Facebook”.