Kryeziu: LV-ja duhet ta lejojë konstituimin e komisionit hetimor për rezervat shtetërore
11 tetor 2023
| 12:11
Drejtori ekzekutiv i Institutit Demokratik të Kosovës (KDI), Ismet Kryeziu, ka kritikuar Lëvizjen Vetëvendosje për refuzimin e konstituimit të Komisionit Hetimor për rezervat shtetërore.
Ai ka thënë se Vetëvendosje duhet të tregojë vullnet politik për qeverisje me integritet, duke mundësuar konstituimin e këtij komisioni.
“LV-ja duhet të tregojë vullnet politik për të qeverisur me integritet dhe pa korrupsion duke mos e penguar konstituimin e këtij komisioni. Vetëm duke mundësuar që ky komision të bëjë punën e vet, do të hiqen të gjitha dyshimet për afera korruptive të nivelit të lartë dhe do të rritet besimi i publikut në qeverisje”, ka shkruar Kryeziu në “Facebook”.