Kryeziu: Mbi 300 valixhe kanë kaluar pa u skanuar në Aeroportin ‘Adem Jashari’
Nënkryetari i Sindikatës së Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, Hamëz Kryeziu, ka thënë se gjatës ditës së djeshme ilegalisht dhe pa u skanuar mbi 300 valixhe kanë kaluar në aeroport, për çka sipas tij është rrezikuar siguria e pasagjerëve.
Punëtorët e këtij aeroporti janë duke mbajtur një grevë dyorëshe, grevë kjo e cila ka shkaktuar tollovi dhe vonesa për fluturime.
Punëtorët përmes këtyre grevave po kërkojnë kompensimin dhe benifite tjera për rrezikshmërinë, të eliminimin e dallimeve në paga, pagesën e përvojës së punës, orët e punës gjatë vikendeve të paguhen sipas ligjit të punës dhe pagesat e shujtës.
Kryetari i degës së komunikacionit në lidhje, Alush Sejdiu, ka thënë se të gjithë punëtorët e Aeroportit “Adem Jashari” janë në grevë, derisa kërkesat e tyre i ka quajtur ligjore.
Sipas tij, menaxhmenti i Aeroportit “Adem Jashari” me qëllim që të mos pengohet puna u kanë bllokuar nëntë punëtorëve ID-të e tyre dhe në ato vende pune i ka vendos njerëz të pakualifikuar.
Ai këtë veprim e ka quajtur të kundërligjshëm madje sipas tij kështu po rrezikohet edhe siguria.
Në përkrahje të kësaj greve ka dalë edhe Bashkimi Sindikatave të Pavarura të Kosovës.
Nënkryetari i kësaj sindikatë, Atdhe Hykolli, ka kërkuar që të zgjidhet sa më shpejt ky problem.
Në anën tjetër, nënkryetari i Sindikatës së Aeroportit “Adem Jashari”, Hamëz Kryeziu, ka thënë se gjatës ditës së djeshme ilegalisht dhe pa u skanuar fare mbi 300 valixhe kanë kaluar, duke bërë që të rrezikohet siguria e pasagjerëve.
Sipas tij greva, do vazhdojë tutje deri në realizim të kërkesave të tyre. Ai ka thënë se disa grevistëve u është ndaluar hyrja në vendin e punës e këtë veprim Kryeziu e ka konsideruar si jo ligjor. /Kosovapress/