Kryeziu: Më shumë gra kandidate për kryetare të komunës
05 gusht 2021
| 13:29
Drejtori ekzekutiv i Institutit Demokratik të Kosovës (KDI), Ismet Kryeziu, ka kërkuar nga partitë politike që të kandidojnë më shumë gra kandidate për kryetare të komunës.
Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se deri me tani Kosova ka pasur vetëm një grua për kryetare të komunës.
“Më shumë gra kandidate për kryetare të komunës. Kosova ka pasur deri më tani vetëm një kryetare të komunës gruar. Në dy palë zgjedhjet e fundit lokale ka pasur vetëm 17 gra kandidate për kryetare të komunave, nga gjithsej rreth 450 kandidatë. Në vetëm në 12 komuna të Kosovës ka pasur të paktën një grua kandidate për kryetare”, ka shkruar Kryeziu.