Kryeziu nga Drita te Lugano

24 gusht 2018 | 10:56

Reprezentuesi i Kosovës U19, Leotrim Kryeziu nga Superliga e Kosovës është transferuar në Superligën e Zvicrës, përkatësisht te Lugano.

19-vjeçari që kampionatin e kaluar mbrojti ngjyrat e skuadrës së Dritës, ka nënshkruar kontratë katër vjeçare me skuadrën e Luganos.

Fotografia e Leotrim Kryeziu

“I falem Zotit që më ka mundësuar të jam ky që jam. I detyrohem pafund familjes sime të shenjtë që ka mbështetë në kontinuitet çdo hap të karrierës sime, që nga fillet e formësimit gradual, edhe përkundër sfidave të shfaqura ndër vite. Jam shumë mirënjohës e falënderues për ambientin shumë familjarë, pritjen e ngrohtë dhe klimën miqësore që më është ofruar te FC Lugano, për ç’gjë ndjehem i privilegjuar. Shpresoj të jap maksimumin tim, në funksion të sekseve te skuadrës së re”, ka thënë Kryeziu.

/Epoka e re/

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pasaportat na lejojnë që të jemi qytetarë të botës, por…