Kryeziu për Mujecin e LV-së që u kap me drogë në Shqipëri: 400 mijë euro, e paska marrë në qafë partinë
15 gusht 2023
| 14:38
Drejtori ekzekutiv i KDI-së, Ismet Kryeziu ka reaguar ndaj rastit të asamblistit të Vetëvendosjes në Prishtinë, Besnik Mujeci, i cili së bashku me katër persona të tjerë është kapur mbi 11 mijë doza ekstazi në Shqipëri.
Kryeziu ka përmendur 400 mijë euro të cilat sipas tij nuk do t’i ketë Vetëvendosje.
“400 mijë euro, e paska marrë në qafë partinë. Me ba Besniku mos me qenë Besnik ndaj rrjetit, ku me ditë çfarë vlere humbet”, ka shkruar Kryeziu në “Facebook”.