Kryeziu: Qendrat e votimit nuk i plotësojnë mjaftueshëm kriteret për fshehtësi të votës
Rrjeti i organizatave të shoqërisë civile, Demokracia në Veprim (DnV), ka vlerësuar se disa nga Qendrat e Votimit në katër komunat veriore të Kosovës, për procesin e shkarkimit të kryetarëve, nuk i plotësojnë kriteret për të siguruar fshehtësi të votës.
Ismet Kryeziu, i cili ka folur në emër në DnV nga qendra kryesore e votimit në Leposaviq, ka thënë se KQZ ka dështuar t’i njoftojë qytetarët për Qendrat Votimit.
“Mendojmë se ka qenë një problem krucial për këtë proces për arsye se KQZ nuk ka arritur t’i njoftojë mjaftueshëm qytetarët për Qendrat e Votimit, gjithashtu qendrat mendojmë si vëzhgues që nuk i plotësojnë kriteret mjaftueshëm për të garantuar një votë të fshehtë. Hapësirat janë shumë të vogla, kutitë janë të ekspozuara shumë afër komisionerëve dhe ekspozimi i kutisë përballë kamerës. Këto nuk janë rregullativ vetëm për veriun por janë vendim i KQZ-së për tërë procesin dhe ne do t’i shtyjmë këto që të ndryshohen”, ka thënë Kryeziu në një deklarim për medie.
Gjatë ditës është ka pasur dalje të ultë të qytetarëve në votim, ndërsa që nuk është shënuar ndonjë incident.