Kryeziu: Qeveria Kurti e sheh barazinë gjinore si proces me rëndësi për integrim në BE

10 mars 2020 | 19:05

Zëvendësministri i Integrimit Evropian, Taulant Kryeziu, ishte pjesë e panelit për të diskutuar për zbatimin e MSA-së dhe aspektin e barazisë gjinore në këtë proces.

Ky aktivitetet është organizuar nga Instituti KIPRED në kuadër të projektit “Ngritja e llogaridhënies dhe kapaciteteve të institucioneve të Kosovës lidhur me zbatimin e aspektit gjinor të MSA-së”, me ç’rast është prezantuar raporti i titulluar “Mësimet e fituara dhe planifikimi për të ardhmen: Analiza gjinore e Programit Kombëtar për Zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit 2019-2023”.

Me këtë rast zëvendësministri Kryeziu bëri një përmbledhje të nivelit të zbatimit të MSA-së gjatë këtyre katër viteve, që nga hyrja në fuqi e saj, po ashtu agjendës evropiane të reformave. Ai, gjithashtu, theksoi rëndësinë që ka aspekti gjinor në këtë proces dhe disa nga çështjet që duhen trajtuar me prioritet gjatë këtij viti. Ai nënvizoi se për Qeverinë Kurti aspekti gjinor në përgjithësi është prioritet që është reflektuar si në Programin e Qeverisë, të miratuar javën e kaluar, ashtu edhe në fushat prioritare të MSA-së si marrëveshje e detyrueshme për integrim në BE.

Zëvendësministri Kryeziu gjithashtu theksoi se Ministria e Integrimit Evropian dhe qeveria në tërësi janë të gatshëm për ta përmirësuar integrimin gjinor në tërë kornizën e politikave për integrim evropian, në bashkëpunim të ngushtë me shoqërinë civile.

Përveç zëvendësministrit Kryeziu, në panel mori pjesë edhe Reyes Charle-Cuellar, këshilltare gjinore në Zyrën e Bashkimit Evropian në Kosovë, dhe Taulant Hoxha, drejtor ekzekutiv i Fondacionit Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF).

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kontratat publike për investimet kapitale me interes publik si ato…