Kryeziu reagon ndaj deklaratës së Kurtit se “do të kujdesemi për ruajtjen e secilës votë…”

12 shkurt 2025 | 13:23

Kryeministri në detyrë dhe lideri i LV-së, Albin Kurti ka thënë se: “do të kujdesemi për ruajtjen e secilës votë që na e keni besuar”.

Ndaj kësaj deklarata ka reaguar drejtori i KDI-së, Ismet Kyreziu. “Situatë paradoksale!? Një parti që ka pasur një mandat të plotë në pushtet dhe ka pasur mundësinë të ndërtojë institucione të pavarura dhe mekanizma për zgjedhje të drejta, të lira e të barabarta, tani po e vë në dyshim integritetin e këtij procesi. Në një demokraci funksionale, partitë në pushtet kanë përgjegjësinë kryesore për të garantuar zgjedhje të lira dhe të ndershme, jo për të ngritur dyshime mbi to!?
Në asnjë demokraci nuk është normë që një parti që ka mbajtur pushtetin për një mandat të plotë të pretendojë për manipulim zgjedhor, sepse kjo do të thoshte se ajo ose nuk ka arritur të sigurojë një proces zgjedhor të besueshëm, ose po bën përpjekje për të ndërtuar një narrativë për justifikimin e një rezultati të pafavorshëm. Në të dyja rastet, kjo cenon besimin e qytetarëve në procesin demokratik dhe mund të krijojë kriza e precedentë me dëme afatgjata për zgjedhjet në Kosovë”, ka shkrua në “Facebook” Kryeziu.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sonte do të luhet ndeshja finale e Kupës së Kosovës…