Kryeziu: Rrahman Jasharaj po bëhet emblema e të drejtave të punëtorëve në Kosovë
Drejtori i Institutit Demokratik të Kosovës (KDI), Ismet Kryeziu, i ka dalë në mbrojtje kryetarit të SBAShK-ut, Rrahman Jasharaj, i cili është duke u linçuar nga eksponentë të pushtetit për shkak të grevës.
Kryeziu ka thënë se Jasharaj është duke u bërë emblema e të drejtave të punëtorëve që nuk i nënshtrohen pushtetit.
“Rrahman Jasharaj po bëhet emblema e të drejtave të punëtorëve që nuk i nënshtrohen një pushteti, linçimi, kërcënimi, e sulmeve fizike. Sindikatat nuk janë parti politike, por organizim për të drejtat e puntorëve. Prindërit, sot do duhej të ishin në përkrahje të drejtave për mësimdhënsit, e jo instrument pushteti për të ushtruar dhunë ndaj grevistëve. Demokracia kosovare nuk është vetëm demokraci zgjedhore, por dhe pjesëmarrje e qytetari aktive. Për këtë është shumë më përpara se shtetet e rajonit. Vetëm me aktivizim qytetar për të drejtat tona, ne mund t’i edukojmë autoritetet që të jenë në shërbim të qytetarëve”, ka shkruar Jasharaj në llogarinë e vet në “Facebook”.