Kryeziu: Shkuarja në zgjedhje pa ndryshime zgjedhore dëmton konsolidimin e shtetit dhe demokracisë

10 prill 2018 | 18:15

Drejtori ekzekutiv i Institutit Demokratik të Kosovës (KDI), Ismet Kryeziu, ka thënë se marrëveshjet politike mes opozitës dhe pozitës për shkuarje në zgjedhje të parakohshme pa ndryshimet zgjedhore, është qasje dëmtuese kundrejt konsolidimit të shtetit dhe demokracisë.

Sipas tij, para marrëveshjeve për zgjedhje, partitë politike duhet të bëjnë marrëveshje për një sërë ndryshimesh zgjedhore.

“Një sistem zgjedhor i dizajnuar keq dje, sot dhe nesër do vazhdojë të degradojë institucionin e përfaqësimit dhe për pasojë do të legjitimojë pushtete dhe elita, të nxitura nga korrupsioni politik. Prandaj në secilën situatë, përfshirë marrëveshjet politike mes opozitës dhe pozitës për shkuarje në zgjedhje të parakohshme pa ndryshimet zgjedhore, është qasje dëmtuese kundrejt konsolidimit të shtetit dhe demokracisë. Para marrëveshjeve për zgjedhje, partitë politike duhet të bëjnë marrëveshje për një sërë ndryshimesh zgjedhore, për çka dhe ekziston një draftdokument nga viti 2014-2015, e ku hyjnë: listat zgjedhore, zonat, fletëvotimet, pragu, etj”, ka shkruar Kryeziu në llogarinë e vet në “Facebook”.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Komisionin për Administratë Publike dhe Qeverisje Lokale të martën…