Kryeziu tregon arsyen pse zgjodhi Prishtinën
Skuadra e Luganos ka pranuar ofertën e Prishtinës që të huazoj për një vit sulmuesin Leutrim Kryeziu.
21-vjeçari në edicionin në 2019/20 ka qenë i huazuar në Ligën e parë të Zvicrës te skuadra e Chiasos. Me Lugaon ka një paraqitje zyrtare, ndërsa mbetët i pa harruar goli i shënuar ndaj Interit të Milanit në miqësoren ndërmjet dy klubeve.
“Ishte kërkesa e Fisnik Kërçelit dhe insistimi tij në klubin e Luganos që të vijë të ndihmoj Prishtinën gjatë një edicioni. Me Prishtinën besoj se do të kem një të ardhme shumë të mirë. Pres rezultate të mira dhe të arrijmë objektivat. Më gëzon fakti që i gjithë ekipi më ka pritur shumë ngrohtë, është atmosferë e mirë, ka futbollistë me cilësi dhe me konkurrencë”, ka thënë Kryeziu për faqen zyrtare të klubit “bardhekatër”.