
Kryeziu: Vendim i PZAP-it, korrekt dhe profesional
28 tetor 2019
| 15:47
Drejtori ekzekutiv i Institutit Demokratik të Kosovës (KDI), Ismet Kryeziu, ka përgëzuar Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) lidhur me vendimin për vlefshmërinë e votave me post të ardhura pas 6 tetorit.
Ai ka thënë se ky vendim është korrekt dhe profesional.
“Respektimi dhe interpretimi i saktë i ligjit nuk është disponim kundër votuesve nga diaspora, por është përkushtim dhe përgjegjësi për të garantuar zbatimin e ligjit. Vendim korrekt dhe profesional i PZAP-së në lidhje me vlefshmërinë e votave me post të arritura pas 6 tetorit”, ka shkruar Kryeziu në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/