
Kryeziu: Zëvendësimi i pushtetarëve nuk është vlerë e ndryshimit për kualitetin e demokracisë
04 nëntor 2019
| 13:22
Drejtori ekzekutiv i Institutit Demokratik të Kosovës (KDI), Ismet Kryeziu, ka thënë se nuk është vlerë e ndryshimit për kualitetin e demokracisë zëvendësimi i një grupi pushtetarësh me një grup tjetër.
Ai ka thënë se ndryshimi duhet përcillet me refleksione për një mjedis të ri politik nga mënyra e komunikimit me qytetarë e deri të qeverisja llogaridhënëse.
“Zëvendësimi i një grupi pushtetarësh me një grup tjetër, nuk është vlerë e ndryshimit për kualitetin e demokracisë. Nëse, ky ndryshim nuk përcillet me refleksione për një mjedis të ri politik, nga mënyra e komunikimit me qytetarë, format dhe koalicionet e ekuilibruara, e deri të qeverisja llogaridhënëse”, ka shkruar Kryeziu në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/